**Ganimete Musliu, e penguar nga sigurimi gjatë përplasjes me deputetët e Vetëvendosjes: “Mos më prek se ndahesh keq!”**

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, u përball me një ndërhyrje nga sigurimi i Kuvendit sot, teksa po përplasej me deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje (VV) në sallën e seancave.

Incidenti kulmoi kur Musliu iu drejtua drejtpërdrejt efektivëve të sigurimit me fjalët kërcënuese: “Mos më prek. Hera e parë dhe e fundit që më prek, ndryshe ndahesh keq!”

Përplasja mes deputetëve të Vetëvendosjes dhe atyre të PDK-së po vazhdonte në sallën e Kuvendit. Deputetët e PDK-së kishin shkuar atje me kërkesën për thirrjen e seancës konstituive. Dyert e Kuvendit, në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Rinisë, ishin hapur për vizitorë nga diaspora dhe të rinj, gjë që e bëri këtë skenë të dëshmohej nga publiku.