Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Eman Rrahmani, ka shprehur kritika të ashpra ndaj qeverisjes aktuale, duke shkruar në profilin e tij në Facebook: “Mirëmëngjesi, Republika Autoritare e Kosovës”.
Sipas Rrahmanit, Kryeministri Albin Kurti ka uzurpuar postet e Presidentit dhe të Kryetarit të Kuvendit, duke përqendruar kështu pushtetin në duart e tij. Ai theksoi se kjo “listë” e centralizimit të funksioneve drejtuese do të vazhdojë të zgjerohet në çdo institucion të pavarur në ditët në vijim.
Deputeti i PDK-së paralajmëroi se kjo situatë do të vijojë deri në zgjedhjet e ardhshme, kur populli i Kosovës do të ketë mundësinë të vendosë nëse dëshiron autoritarizëm e komunizëm, apo demokraci.
