Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, u ka bërë të gjithëve që të mos zbatojnë vendimet e kundërligjshme që po merren nga qeveria, pasi kabineti i saj është betuar në cilësi të deputetit.
Përmes një postimi në Facebook, Musliu-Shoshi tha se qeveria në detyrë po sillet sikur shteti të ishte pronë e saj, transmeton IndeksOnline.
“U bëj thirrje institucioneve dhe zyrtarëve publikë: mos zbatoni asnjë vendim që është nxjerrë pa kompetencë ligjore. Besnikëria juaj është ndaj Kushtetutës dhe ligjit, jo ndaj pushtetit” shkroi ajo.
Ky është postimi i plotë i saj:
Vendimet e kundërligjshme nuk prodhojnë ligjshmëri andaj bëjë thirrje që askush të mos bëhet pjesë e zbatimit të tyre.
Qeveria në detyrë po sillet sikur shteti të ishte pronë e saj: emëron, shpërndan para dhe merr vendime, pavarësisht kufizimeve ligjore dhe vendimeve të gjykatave.
U bëj thirrje institucioneve dhe zyrtarëve publikë: mos zbatoni asnjë vendim që është nxjerrë pa kompetencë ligjore. Besnikëria juaj është ndaj Kushtetutës dhe ligjit, jo ndaj pushtetit.
Uzurpimi i institucioneve nuk është qeverisje. Është cenim i shtetit ligjor dhe duhet të ketë përgjegjësi.
