Deputetëe e PDK-së, do të dorëzojnë ankesë në administratën e Kuvendit të Kosovës, për siç kanë thënë se nuk mundet një parti ta shantazhojë ehde administartën e Kuvendit, raporton Ekonomia Online.
Deputetja e kësja partie, Blerta Deliu-Kodra ka thënë se zhvillimet e djehsme në Kuvend kanë qenë në kuadër të përpjekjeve të tyre për të kthyer rendin kushtetues.
“Në kuadër të aktivitetëve që PDK-ja do ti ketë në Kuvend do ti adresohemi sekretarës së Kuvendit. Ju e keni pa dje që zhvillimet në Kuvend që kanë qenë në kuadër të përpjkejve tona. Kuvendi është marrë peng prej një partie politike. Ky vend Kuvendi i Republikës nuk është i një prtie politike, Kuvendi takon të gjithë dpeutetëve të parlamentit që janë betuar në këtë parlament, dhe nuk mundet një parti politike të shantazhojë administratën”, ka thënë ajo.
Ndërsa, deputeti tjetër i kësaj partie Artan Behrami ka thënë se shqetësimi I tyre tashmë ka bazë, duke shtuar se ky pushtet përveç që ka okupuar zyrat politike, po I okupon edhe ato zyra që kanë detyrë të jenë neutral.
“Shqetësimi jonë është i thellë dhe ka bazë sepse tashmë ky pushtet ka arritë që të okupojë jo vetëm zyrat politikë por edhe ato zyra që kanë për detyrë me qenë neutral. Nuk ka këtu deputet ta katëgorisë së parë dhe të dytë, të gjithë jemi të barabratë. Ky pushtet nuk ndalet, çfarë ka bërë Albulena Hahxiu që e ka uzurpuar këtë zyre këtu para nesh. Albin Kurti po mundohet që ta bëjë edhe makro edhe nivelin nacional. Ne po presim do të shkojmë te sekretarja do të bëjmë ankesë edhe gojarisht por edhe me shkrim dhe nuk do të lejojmë që Kuvendi të kapet nga kjo parti që tassmë ka uzurpuar shumicën e institucioneve.”, ka thënë Behrami.
