Malishevë: I dyshuari sulmon policët në gjendje të dehur, arrestohet

Një person është arrestuar në Malishevë, pasi dyshohet se në gjendje të dehur ka sulmuar efektivë policie gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.

Siç bën me dije Policia e Kosovës, ngjarja ka ndodhur më 12 gusht 2026, rreth orës 00:20.

Në raportin policor theksohet se “është arrestuar i dyshuari, një shtetas kosovar, pasi nën ndikimin e alkoolit ka sulmuar efektivët policorë gjatë ushtrimit të detyrës. Si pasojë, dy efektivë kanë pësuar lëndime të lehta trupore”.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes.