**Veturë përfshihet nga zjarri në autostradën “Arbër Xhaferi”**

Një veturë është përfshirë nga zjarri sot në autostradën “Arbër Xhaferi”, në afërsi të Lipjanit.

Pamjet e siguruara nga portali Indeksonline tregojnë automjetin të përfshirë plotësisht nga flakët. Deri tani, nuk ka informacione për persona të lënduar, ndërsa shkaqet e shpërthimit të zjarrit mbeten të panjohura.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur ekipet e zjarrfikësve.