Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, mori pjesë sot në ceremoninë e diplomimit të kadetëve të Shërbimit Korrektues, ku mbajti edhe një fjalim me këtë rast.
Kjo ngjarje vjen në një kohë kur deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) protestuan sot para ndërtesës së Qeverisë, duke i kërkuar Kurtit fillimin e procesit të formimit të institucioneve dhe duke e akuzuar si uzurpator të Zyrës së Kryeministrit.
Gjatë fjalimit të tij, Kryeministri Kurti theksoi përgjegjësitë dhe detyrat që presin zyrtarët korrektues pas diplomimit.
Aktualisht, Kuvendi i Kosovës mbetet i pakonstituuar, pas kërkesës së Kurtit për një “kohë shtesë” për të zhvilluar bisedime me partitë politike.
Ndërkohë, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) deklaroi dje se do të qëndrojë në opozitë dhe i bëri thirrje Kurtit që të bashkëpunojnë me partitë shqiptare për të gjetur një President jopartiak, i cili do të mbronte “Republikën dhe kushtetueshmërinë”.
