Benzema drejt largimit nga Al-Hilal: Fundi i një aventure të nisur me bujë të madhe.

Aventura e sulmuesit francez Karim Benzema te klubi saudit Al-Hilal duket se po i afrohet fundit.

Ky zhvillim vjen vetëm një ditë pas fitores 4-2 të skuadrës kundër Al-Faisaly, ndeshje në të cilën Benzema shfaqi shenja të qarta pakënaqësie pas zëvendësimit në minutën e 70-të.

Sipas gazetarit të mirënjohur saudit, Ahmed Al-Ajlan, drejtuesit e Al-Hilal po shqyrtojnë mundësinë e negociimit të një marrëveshjeje financiare me francezin për ndërprerjen e kontratës.

Benzema iu bashkua Al-Hilal në merkaton e dimrit të kaluar si një lojtar i lirë. Që nga ajo kohë, ai ka regjistruar 14 paraqitje, duke shënuar 10 gola dhe duke dhënë 5 asistime.