Personaliteti i njohur i ekranit, Ola Elezaj, ka konfirmuar zhvendosjen e saj në Prishtinë.

Lajmin e bëri të ditur përmes një postimi në rrjetin social Instagram, ku kërkoi ndihmë dhe sugjerime nga ndjekësit e saj për shërbime të ndryshme në kryeqytetin e Kosovës.

Në postim, ajo shkruan: “Tani që jetoj në Prishtinë, më sugjeroni ku i bëni thonjtë, flokët, trajtimet. Jam e humbur, duhet t’i gjej nga fillimi.”

Ky ndryshim i rëndësishëm në jetën e Olës vjen pas zhvillimit të një lidhjeje romantike me Adion Pukën, të cilin e njohu gjatë pjesëmarrjes në formatin televiziv “Ferma VIP”. Marrëdhënia e tyre u bë publike pasi dyshja vazhdoi raportin edhe pas përfundimit të programit, duke ndarë momente të përbashkëta në rrjetet sociale.

Ndërkohë që prej kohësh qarkullonin thashetheme dhe raportime për një kapitull të ri të çiftit në kryeqytetin e Kosovës, ishte vetë Elezaj që tashmë konfirmon zyrtarisht vendbanimin e saj të ri.