**Shtyhet seanca gjyqësore ndaj Jeton Sylajt, caktohet data e re: 24 Nëntor 2026**
**PEJË** – Gjykata Themelore në Pejë ka njoftuar shtyrjen e seancës gjyqësore fillestare ndaj Jeton Sylajt, bashkëshort i të ndjerës Arlinda Zekaj, e cila ishte viktimë e vrasjes në Pejë. Seanca e radhës është caktuar për 24 nëntor të vitit 2026, një shtyrje e konsiderueshme nga ajo e paraparë për sot.
Seanca, e cila ishte caktuar të mbahej sot, më 12 nëntor, në orën 11:00, nuk u zhvillua. Sylaj po përballet me akuzën për veprën penale “Kanosja”, sipas nenit 181, paragrafi 2, të Kodit Penal të Kosovës.
Sipas Gjykatës, shtyrja u bë me kërkesë të avokatit Besnik Berisha, përfaqësues ligjor i palës së dëmtuar, i cili kishte njoftuar se nuk mund të ishte i pranishëm në seancë.
Pas shqyrtimit të kërkesës dhe marrjes së mendimeve të palëve të pranishme, Gjykata ka vendosur ta aprovojë shtyrjen. Seanca e radhës do të mbahet më 24 nëntor 2026, në orën 13:00.
/IndeksOnline/
