Arrestohet 31-vjeçari në Ferizaj, pas kanosjes së fqinjit
**Ferizaj** – Një 31-vjeçar është arrestuar në fshatin Nerodime e Poshtme të Ferizajt, nën dyshimin se ka kanosur fqinjin e tij me fjalë kërcënuese.
Ngjarja është raportuar të dielën, rreth orës 19:30, dhe njësitë policore kanë reaguar menjëherë duke arrestuar të dyshuarin me inicialet M.M., i cili më pas është dërguar në stacionin policor.
Gjatë ndërhyrjes, policia ka kontaktuar edhe një 55-vjeçar, me inicialet S.M., i cili ka deklaruar se posedonte një armë të gjatë gjysmëautomatike, por pa fishekë. Arma është dorëzuar dhe konfiskuar nga autoritetet policore.
“Pas intervistimit dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari M.M. është ndaluar për 48 orë, për procedura të mëtejshme hetimore, nën dyshimin për veprën penale “Kanosje”. Ndërsa S.M., 55 vjeç, është liruar për t’u proceduar në gjendje të lirë, nën dyshimin për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës”,” ka theksuar Policia e Kosovës.
