**Elizabeth Olsen bëhet nënë për herë të parë, lindja u mbajt në fshehtësi**

Aktorja Elizabeth Olsen dhe bashkëshorti i saj, Robbie Arnett, janë bërë prindër për herë të parë. Lajmi i lindjes së fëmijës ishte mbajtur në fshehtësi deri së fundmi.

Olsen, 37 vjeçe, u fotografua të shtunën, më 15 gusht, në Los Anxhelos, teksa mbante në krahë një foshnjë të porsalindur. Fotot, të cilat qarkulluan gjerësisht, u publikuan nga Page Six.

E njëjta media raporton se ylli i serialit “WandaVision” ishte parë pa shenja shtatzënie në Kaliforninë Jugore në fillim të këtij muaji, duke lënë të kuptohej se lindja kishte ndodhur tashmë.

Lajmi i shtatzënisë së aktores ishte konfirmuar për herë të parë në qershor, kur ajo u fotografua gjatë një dreke në Los Anxhelos me barkun e fryrë. Në atë kohë, ajo mbante veshur një këmishë të bardhë, e cila ekspozonte barkun e saj, ndërsa u fotografua edhe duke e prekur atë, si një konfirmim indirekt i pritjes së ëmbël.