Como ka bërë lëvizjen e parë konkrete për transferimin e Moise Kean, por oferta fillestare prej 30 milionë eurosh pritet të mos jetë e mjaftueshme për ta bindur Fiorentinën të heqë dorë nga sulmuesi italian.
Sipas raportimeve të Gianluca Di Marzios dhe Fabrizio Romanos, Como ka paraqitur një ofertë zyrtare në formën e huazimit për 5 milionë euro, me detyrim blerjeje në fund të sezonit për 25 milionë euro të tjera.
Interesimi për Kean është përfolur prej disa javësh, ndërsa Como kërkon të shtojë numrin e futbollistëve italianë në skuadër edhe për shkak të rregullave të regjistrimit.
Como, kujtojmë se do të marrë pjesë në Ligën e Kampionëve për herë të parë dhe po synon përforcime që të kenë një skuadër konkurruese.
