MINT publikon çmimet e reja të karburanteve për sot
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka njoftuar çmimet e reja të karburanteve për ditën e sotme.
Sipas përcaktimeve të reja, një litër naftë do të tregtohet me 1.76 euro, ndërsa benzina do të kushtojë 1.49 euro për litër.
Ndërkohë, çmimi i një litri gaz do të jetë 0.62 euro.
MINT thekson se këto çmime janë vendosur në përputhje me mekanizmin rregullator të çmimeve të derivateve dhe parametrat e përcaktuar për tregun.
