Plagosje me thikë pranë Shkollës Ekonomike në Pejë, dy të lënduar në spital

Një përleshje e dhunshme ndërmjet dy grupeve të të rinjve, e ndodhur sot në Pejë, ka rezultuar me plagosjen e dy personave me thikë.

Të plagosurit janë dërguar menjëherë për trajtim mjekësor në spitalin rajonal, ndërsa forcat e policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje.

Rasti u konfirmua për mediat nga Driton Rugova, zyrtar për informim në Policinë Rajonale të Pejës.

Rugova deklaroi se “ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘Agim Çelaj’ rreth orës 09:40.” Ai shtoi se të plagosurit aktualisht po marrin trajtim në spital. Policia ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për zbardhjen e plotë të ngjarjes.