Një person është therur me thikë në Krushë të Madhe të Rahovecit, si pasojë e një përleshjeje fizike.

Lajmin për IndeksOnline e ka konfirmuar Vlera Krasniqi, zëdhënëse e policisë për rajonin e Gjakovës.

E njëjta ka shtuar se, i dyshuari është arrestuar, dhe se, është sekuestruar mjeti i dyshuar.

‘’Sot, rreth orës 14:35, përmes linjës telefonike është pranuar informata nga një qytetar lidhur me një përleshje fizike ndërmjet dy personave, e cila ka ndodhur në fshatin Krushë e Madhe, Komuna e Rahovecit.

Njesitet relevante policore janë përgjigjur menjëherë në thirrje,nga kjo perleshje viktima ka pësuar lëndime trupore, pasi është goditur me një mjet të mprehtë dhe ka pranuar trajtim mjekësor në Spitalin e Prizrenit ndërsa  i dyshuari është lokalizuar dhe arrestuar poashtu është sekuestruar mjeti i dyshuar i përdorur gjatë incidentit.

Në koordinim me prokurorin e shtetit ndaj tij është inicuar rast “Lendim i rëndë trupor” dhe është ndaluar për 48 orë’’, ka njoftuar Krasniqi. /IndeksOnline/