Shqipëria përballet me Finlandën në Nations League, synon fitoren në “Air Albania”

Kombëtarja shqiptare e futbollit do të përballet sonte me Finlandën, në një ndeshje të vlefshme për Ligën e Kombeve të UEFA-s.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania” duke nisur nga ora 20:45. Skuadra e drejtuar nga Marani synon fitoren dhe tri pikët e plota.

Në takimin e parë, “kuqezinjtë” pësuan humbje, pjesërisht edhe për shkak të një kartoni të kuq të marrë në fillim të ndeshjes.

Megjithatë, këtë mbrëmje situata pritet të jetë ndryshe, me objektivin e qartë për të shënuar një fitore përballë tifozëve vendas në kryeqytet.

Burimi: Indeksonline.