Ka përfunduar edhe ndeshja tjetër në play-off të Ligës së Kampionëve.

Sikurse Fenerbahçja e Muriqit, edhe Dinamo Zagrebi i Arbër Hoxhës nuk arriti më shumë se një barazim 2-2 ndaj kampionit të Norvegjisë, Viking.

Ylli kuqezi ishte aktivizuar në pjesë të dytë, më saktësisht nga minuta e 68-të.

Golat e ndeshjes u shënuan nga Beljo dhe Lisica për Dinamon, ndërsa Christiansen dhe Tripiq shënuan për mysafirët.

Ndeshja e kthimit do të zhvillohet të martën e ardhshme, në “Lyse Arena” të Stavangerit./IndeksOnline/