Real Madridi ende s’e ka mbyllur afatin kalimtar. “Galaktikët” kanë arritur marrëveshje me supertalentin spanjoll, Sergio Martinez.

Lojtari i Santander të dielën shënoi gol në ndeshjen e parë të tij në La Liga.

Reali do të paguaj klauzolën e tij që ka vlerë vetëm 3 milionë euro.

E tëra që po diskutohet është nëse Martinez do të lihet në huazim te Santandet këtë sezon, apo do të jetë tërësisht i Realit.

Mesfushori vlerësohet si një talent me të ardhme të madhe në Evropë./Indeksonline/