**Albulena Haxhiu udhëton në Taranto për hapjen e Lojërave Mesdhetare 2026**
Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, udhëtoi sot drejt Tarantos, Itali, ku do të marrë pjesë në ceremoninë hapëse të Lojërave Mesdhetare “Taranto 2026”.
Gjatë qëndrimit të saj, Haxhiu do të jetë e pranishme edhe në pritjen e organizuar nga Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella, dedikuar krerëve të shteteve dhe përfaqësuesve të lartë të vendeve pjesëmarrëse.
Në këto lojëra, Kosova do të përfaqësohet nga gjithsej 163 sportistë, duke shënuar kështu numrin më të madh të delegacionit kosovar deri më tani në Lojërat Mesdhetare. Sportistët do të garojnë në 17 sporte individuale dhe katër sporte ekipore.
Edicioni “Taranto 2026” ka një rëndësi të veçantë për Kosovën, pasi Lojërat e ardhshme Mesdhetare, në vitin 2030, do të mbahen në Prishtinë.
