Mustafa kritikon Qeverinë për mosuljen e akcizës dhe TVSH-së, merr shembull Maqedoninë e Veriut

Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, ka shprehur shqetësimin e tij për çmimin e lartë të karburantit në Kosovë, ku një litër aktualisht shitet me 1.86 euro.

Mustafa ka përmendur Maqedoninë e Veriut si shembull, duke theksuar se atje, ku çmimi i karburantit është 1.55 euro, është ulur akciza për 7 cent, ndërsa para dy javësh TVSH-ja është zvogëluar nga 18% në 10%.

Ai ka kritikuar Qeverinë e Kosovës, duke deklaruar se “nuk ka ulur as akcizën e as TVSH-në, pavarësisht se çmimi [i karburantit] është mbi 1.85 euro.”

Deputeti e ka përfunduar postimin e tij me një mesazh ironik drejtuar kryeministrit: “Mos lësho pe, Albin! Sa më të larta çmimet, aq më shumë po të votojnë.”