Barcelona ka arritur marrëveshjen e radhës në këtë merkato.
Pas zyrtarizimit të Rodrit dhe Joao Cancelos, “Blaugranat” siguruan shërbimet e yllit kroat në portë, Dominik Livakoviq nga Fenerbahçe.
Barça, pagoi rreth 4 milionë euro për Livakoviqin i cili do të jetë portieri i dytë pasi Szczesny pritet të largohet vitin tjetër.
Kroati, këtë sezon do të jetë i huazuar me klubin i cili nuk është bërë ende i ditur./IndeksOnline/
