Saga Julian Alvarez ka pushtuar botën e futbollit.
E gjithë kjo lidhet me argjentinasin që dëshiron të largohet nga Atletico Madridi, për t’ju bashkuar Barcelonës.
Por kjo nuk shihet kështu nga drejtuesit e Atletico Madridit, përkatësisht CEO i klubit Miguel Angel Gil Marin, i cili dëshiron ta mbajë lojtarin me çdo kusht.
“Do ta ndihmojmë Julián Álvarez dhe do të vazhdojmë të kujdesemi për të në mënyrë që ai të na japë potencialin e tij të plotë, sepse kemi nevojë që ai të vazhdojë të garojë midis të mëdhenjve të Evropës”. “Duhet ta kuptojmë se Julián nuk ka pasur këshilltarët më të mirë në lidhje me karrierën e tij profesionale në muajt e fundit”, tha për EFR. “NUK mund t’i lejojmë klubet e tjera të vendosin se çfarë duhet të bëjmë, të shënojnë strategjinë tonë sportive dhe të na mosrespektojnë”. “Kjo është pikërisht ajo që ata po kërkojnë: të na ndajnë. Është e qartë se nuk jemi aq të fuqishëm sa ata, por kemi vlera. Ne atletët nuk do t’i lejojmë ata të na kontaminojnë. Atletico është i fortë kur jemi të gjithë bashkë”, u shpreh Gil./IndeksOnline/
