Arsenali ka vazhduar dominimin ndaj Coventry Cityt, duke shënuar edhe golin e tretë në ndeshjen hapëse të sezonit të ri në Premier League.

Kapiteni Martin Ødegaard realizoi në minutën e 49-të, duke e çuar rezultatin në 3-0 për “Topçinjtë”.

Skuadra e Mikel Artetës e kishte mbyllur pjesën e parë me epërsi prej dy golash, falë realizimeve të Kai Havertz dhe Bukayo Saka, ndërsa menjëherë pas rikthimit nga pushimi erdhi edhe goditja e tretë.

Me këtë gol, Arsenali po e nis në mënyrë bindëse mbrojtjen e titullit kampion, duke kontrolluar plotësisht përballjen ndaj skuadrës së sapongjitur Coventry City. /GazetaExpress/

Linku I golit