Kryeministrja e Estonisë, Kaja Kallas, ka dënuar ashpër sulmin rus ndaj një qendre tregtare në Kryvyi Rih të Ukrainës, i cili rezultoi në vdekjen e 16 personave dhe plagosjen e rreth 130 të tjerëve. Kallas e cilësoi sulmin si “terror të planifikuar”, me objektivin e Moskës për t’i bërë qytetet ukrainase të pabanueshme.
Në një postim në platformën X (dikur Twitter), Kallas theksoi se sulmi në Kryvyi Rih tregon “depravimin absolut” të luftës së Moskës. “Ky është terror i planifikuar. Rusia dëshiron t’i bëjë qytetet ukrainase të pabanueshme,” shkroi ajo.
Më tej, Kallas bëri të ditur se po propozon paketën më të gjerë të sanksioneve ndaj Rusisë që nga fillimi i luftës, duke theksuar se presioni duhet të intensifikohet derisa Moska t’i japë fund luftës.
Gjithashtu, Kallas theksoi se ministrat e Jashtëm dhe të Mbrojtjes të vendeve të Bashkimit Evropian do të diskutojnë zgjerimin e mbështetjes për Ukrainën, duke përfshirë forcimin e mbrojtjes ajrore dhe sistemeve kundër raketave. Ky takim pritet të mbahet në Dublin brenda dy javësh.
