Dështojnë bisedimet SHBA-Kanada, thellohet lufta tregtare

Negociatat tregtare mes Kanadasë dhe Shteteve të Bashkuara kanë dështuar të premten, duke rikthyer tensionet ekonomike midis dy vendeve fqinje.

Kryeministri kanadez Justin Trudeau bëri të ditur se negociatat me SHBA-në janë pezulluar, pasi palët nuk arritën një marrëveshje për të shmangur tarifat amerikane prej 50% ndaj një sërë mallrash kanadeze.

Si pasojë, tarifat prej 50% mbi mallra kanadeze me vlerë rreth 20 miliardë dollarë kanë hyrë në fuqi, raporton CNN.

Trudeau deklaroi se Kanadaja do t’i kundërpërgjigjet me masa të njëjta tarifore, në mbrojtje të punëtorëve dhe bizneseve të vendit.

Presidenti amerikan Donald Trump dhe Trudeau, së bashku me zyrtarë të lartë tregtarë nga të dyja palët, kishin zhvilluar kontakte intensive gjatë gjithë javës në përpjekje për të arritur një marrëveshje.

SHBA-ja kishte ofruar ulje të konsiderueshme të tarifave për çelikun, aluminin, automjetet dhe lëndën drusore.

Megjithatë, Trudeau theksoi se ndryshimet e fundit në kushtet e propozuara nga Uashingtoni ishin të padrejta dhe ekonomikisht të pafavorshme për Kanadanë.

Dështimi i negociatave rrezikon të përshkallëzojë më tej luftën tregtare midis dy vendeve fqinje.