Zogiani sqaron mbylljen e restorantit ‘Liqeni i Dukagjinit’: Procesverbali dorëzuar pronarit, vendimi zyrtar të hënën
Zëvendësministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Avni Zogiani, ka reaguar lidhur me pretendimet e restorantit “Liqeni i Dukagjinit” në Radoniq. Restoranti kishte deklaruar se nuk kishte pranuar asnjë vendim për mbylljen e aktivitetit të tij, pavarësisht afatit dhjetëditor për largimin e pajisjeve, siç ishte raportuar më parë.
Në një sqarim publik, Zogiani theksoi se procesverbali i Inspektoratit të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH) i është dorëzuar pronarit legjitim të pronës, Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Gjakova” (KRU “Gjakova”). Ai shtoi se KRU “Gjakova” tashmë e ka përcjellë këtë dokument te biznesi në fjalë. Zogiani bëri të ditur se vendimi zyrtar i Ministrisë për mbylljen do të dorëzohet ditën e hënë nga inspektorati përkatës.
