**Komandanti i Shtabit të NATO-s në Sarajevë viziton Kosovën, takohet me Komandantin e KFOR-it**
Gjeneralmajor Özkan Ulutaş, komandant i misionit të Forcës së Kosovës (KFOR) të udhëhequr nga NATO, priti në takim gjeneral brigade James C. Fowler, komandant i Shtabit të NATO-s në Sarajevë. Takimi u zhvillua në Shtabin e KFOR-it, në Kampin “Film City” në Prishtinë.
Në qendër të diskutimeve ishte situata e sigurisë në rajon. Gjeneralmajor Ulutaş rikonfirmoi angazhimin e KFOR-it për të ofruar një mjedis të sigurt dhe të mbrojtur për të gjithë banorët e Kosovës, duke vepruar në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. Ai prezantoi gjithashtu aktivitetet aktuale të misionit dhe prioritetet e tij kryesore.
KFOR-i vazhdon zbatimin e mandatit të tij, të bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999. Ky mandat ka për qëllim krijimin e një mjedisi të sigurt dhe të mbrojtur për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë, si dhe garantimin e lirisë së lëvizjes. Misioni kryhet në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme, në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në përputhje me rolet përkatëse të secilit institucion si aktorë kyç në sigurinë e Kosovës.
