Dua Lipa mbërrin në Nju Jork për ditëlindjen e saj të 31-të, çanta e saj Chanel tërheq vëmendjen

Këngëtarja Dua Lipa ka mbërritur në Nju Jork për të festuar ditëlindjen e saj të 31-të. Ajo tërhoqi vëmendjen me stilin e saj elegant dhe një çantë të madhe të markës Chanel, vlera e së cilës arrin rreth 6 mijë funte (afërsisht 6,950 euro).

Lipa u fotografua në aeroportin JFK me një veshje të thjeshtë, por elegante, e përbërë nga xhinse blu, bluzë e bardhë, xhaketë blu të errët dhe syze dielli të zeza.

Kjo çantë luksoze është pjesë e koleksionit “Cruise 2027” të Chanel, i cili u prezantua në Biarritz të Francës, sipas raportimeve të DailyMail. Ky koleksion shënon gjithashtu debutimin e Matthieu Blazy si drejtor kreativ i shtëpisë së modës Chanel, pasi më parë ai ka drejtuar Bottega Veneta.

Ndërkohë, ditëlindja e Duas u festua edhe nga familjarët e saj. Nëna e saj, Anesa Lipa, publikoi një fotografi të papublikuar më parë dhe i dedikoi vajzës së saj një urim emocionues, duke shprehur krenarinë për personin që ajo është bërë. /Telegrafi/