Varrimi i Policit Altin Kryeziu, i Cili Ndërroi Jetë në Krye të Detyrës, Bëhet Nesër
Polici Altin Kryeziu, i cili ndërroi jetë disa ditë pas aksidentit të pësuar në krye të detyrës, do të varroset nesër, të hënën më 24 gusht.
Familjarët e të ndjerit bënë të ditur se ceremonia e varrimit do të mbahet në varrezat e fshatit Bubavec, duke nisur nga ora 17:00.
Në njoftimin e tyre mortor, familjarët shprehen me dhimbje: “Në këtë ditë të rëndë, do t’i japim lamtumirën e fundit Altinit, djalit, policit dhe njeriut që la pas kujtime, dhimbje e respekt të pashlyeshëm. U prehsh në paqe, Altin. Lavdi jetës dhe veprës tënde!”
