Këngëtarja kosovare Rina Balaj po shijon ditët e verës në një destinacion bregdetar, teksa ka ndarë me ndjekësit disa momente nga pushimet e saj.

Në një fotografi të publikuar në InstaStory, Rina shihet e veshur me bikini teksa pozon në një jaht, duke shijuar pamjen dhe atmosferën buzë detit, shkruan IndeksOnline.

Me flokët e lëshuar dhe një paraqitje verore, këngëtarja ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve.

Rina Balaj vazhdon të jetë aktive në rrjetet sociale, ku shpesh ndan momente nga përditshmëria dhe udhëtimet e saj./IndeksOnline/