Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka ndarë me ndjekësit disa pamje nga festimet e ditëlindjes së saj.
Dua, e cila ditëlindjen e festoi të shtunën, ka publikuar fotografi nga momentet e veçanta të “birthday weekend”.

Në disa prej tyre, këngëtarja shfaqet duke shijuar festimet dhe kohën me njerëzit e saj të afërt, ndërsa vëmendje kanë marrë edhe momentet romantike me bashkëshortin e saj, aktorin britanik Callum Turner.
Krahas fotografive, Dua ka falënderuar ndjekësit për urimet dhe dashurinë e treguar në ditëlindjen e saj./IndeksOnline/
