Erling Haaland ka prerë flokët e tij të gjatë karakteristikë  dhe reagimi i të dashurës së tij, Isabel Haugseng Johansen, ndaj modelit të ri të flokëve u kap në një video të postuar në kanalin e Haaland-it në YouTube.

Në videon, e cila u publikua të dielën, më 23 gusht, Johansen nuk mund ta besonte në fillim se futbollisti 26-vjeçar do të ndërronte flokët e tij të gjatë bjonde me një prerje shumë të shkurtër, transmeton Indeksonline.

Kur parukierja e Haaland filloi t’i priste, Johansen tha: “Mendoj se do të qaj”! Më vonë, ajo mbajti në dorë një tufë të trashë flokësh të tij të lidhur me një llastik dhe përsëriti: “O zot”.

Ajo doli nga dhoma gjatë prerjes së flokëve. Kur u kthye dhe pa rezultatin përfundimtar, në fillim mbeti pa fjalë. “O zot. O zot. O zot, i dashur! Duket bukur! Mendoj se je i lezetshëm”, i tha ajo. Haaland qeshi me komentin e saj dhe e pyeti: “I lezetshëm”, ndërsa vajza ia vuri fytyrën në duar.

Johansen u drejtua shpejt dhe tha: “Duket shumë i rrezikshëm”, përpara se të bënte një ngrysje në kamera. Ajo gjithashtu bëri shaka se qethja e re e flokëve do ta bënte atë të panjohshëm në mëngjes. “Do të zgjohem dhe do të pyes: ‘Kush është ky’”, tha Isabel, e cila është në një lidhje me Haaland-in që nga viti 2021. Kur u pyet nëse i pëlqenin më shumë flokët e gjatë apo prerja e re e flokëve, ajo u përgjigj me ngurrim: “Të dyjat”, “Përgjigje e mirë”, tha Haaland./Indeksonline/