Besnik Tahiri, shef i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka deklaruar sot para mediave se 120 deputetëve të Kuvendit po u mohohet e drejta për të ushtruar mandatin e tyre, i cili buron nga vota popullore.
Tahiri theksoi se mandati i deputetit është një amanet i qytetarëve dhe se askush nuk ka të drejtë ta pengojë ushtrimin e tij. Ai u shpreh se kjo situatë, ku deputetëve nuk po u lejohet të ushtrojnë detyrën e tyre të fituar në zgjedhje, përbën një shkelje të rëndë.
Gjithashtu, Tahiri nënvizoi barazinë mes të gjithë deputetëve, duke theksuar se asnjë deputet nuk mund t’i mohojë mandatin një kolegu të tij. Sipas tij, një veprim i tillë është shkelje e hapur e parimeve themelore të demokracisë dhe e të drejtave të njeriut.
