Një tjetër kapitull i bukur ka nisur për aktorin e njohur turk, Murat Yıldırım, dhe bashkëshorten e tij, Iman Elbani, shkruan IndeksOnline.

Çifti ka mirëpritur në jetë fëmijën e tyre të dytë, këtë herë një djalë, duke e bërë familjen e tyre edhe më të plotë.

Lajmin e ëmbël e ka ndarë vetë Iman përmes rrjeteve sociale, ku ka bërë të ditur edhe emrin e vogëlushit.

Djali është pagëzuar me emrin Kerem (Karam), ndërsa në mesazhin e saj, aktorja marokene ka falënderuar Zotin për këtë bekim.

“Me hirin dhe ndihmën e Zotit, jemi bekuar me një djalë. I urojmë mirëseardhjen djalit tonë, Kerem”, ka shkruar ajo.

Murat dhe Iman janë të martuar që prej vitit 2016. Ata u bënë prindër për herë të parë në tetor të vitit 2022, kur në jetë erdhi vajza e tyre, Miray.