Trajneri i njohur, Sami Sermaxhaj, më nuk do të drejtojë Kombëtaren e Kosovës për femra.
Burime të IndeksOnline në FFK bëjnë të ditur se Sermaxhaj është përshendetur me vashat dardane, për të nisur një kapitull të ri në karrieren e tij si trajner.
Ai do të marrë nën drejtim ekipin Ballkani.
Në krye të vashave tona, Sermaxhaj siguroi kualifikimin historik në play-off të Botërorit 2027.

