Indeksonline raportoi gjatë ditës se është shkarkuar kryeshefi i Agjencisë së Veterinarisë dhe Ushqimit të Kosovës (AVUK), Bekim Hoxha.

Ndërsa, më von në media doli lajmi se Ministria e Bujqësisë ka marrë vendim për transferimin e përkohshëm të shefit të AUV-it, Bekim Hoxhës, në pozitën e Drejtorit të Agjencisë Pyjore të Kosovës.

Kësisoj, ministri Armend Muja e ka arsyetuar këtë vendim duke thënë se është në interes të institucionit.

Hoxha, në bazë të këtij vendimi, nis punën që nga sot në detyrën e re.