Komandanti i Njësisë Shumëkombëshe të Specializuar (MSU) të KFOR-it, Kolonel Gianfranco Di Fiore, ka deklaruar nga Ura e Ibrit në Mitrovicë se pozicionimi i tyre mund të ndryshojë, por jo përkushtimi dhe gatishmëria.

Kolonel Gianfranco Di Fiore vizitoi ushtarët e kësaj njësie, të cilët janë pozicionuar në Urën e Ibrit.

Di Fiore theksoi se, pavarësisht mundësisë së ndryshimeve në pozicionim, përkushtimi, gatishmëria dhe përgjegjësitë e tyre mbeten të palëkundura.