Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka komentuar procesit gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

Duke iu referuar informacionet që ka, ai ka thënë se ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, do të dënohet aq sa do t’i mbulohet koha e kaluar në paraburgim.

Ai ka tentuar sërish të viktimizohet.

“Kjo nuk përfundon këtu, sepse, sipas informacioneve që kam, më 16 shtator është caktuar shpallja e aktgjykimit ndaj Hashim Thaçit. Sipas asaj që kam mësuar, do ta dënojnë aq sa t’i mbulohet koha e kaluar në paraburgim, ndërsa për pjesën tjetër do të shpallet i pafajshëm. Perëndimorët duan të na thonë: ‘Ju serbët jeni fajtorët e vetëm’”, tha Vuçiq në Oseçinë, raportoi Blic.