Dita e shtunë parashikohet të nisë me mot kryesisht me diell dhe vranësira kalimtare. Gjatë orëve të pasdites, vranësirat do të dendësohen, duke sjellë mundësinë e reshjeve lokale shiu. Këto reshje pritet të jenë të shkurtra dhe mund të shoqërohen me vetëtima, bubullima, si dhe erëra të përforcuara në disa zona. Pavarësisht këtij zhvillimi, temperaturat maksimale gjatë ditës pritet të arrijnë deri në 34 gradë Celsius.
