**Elbasan: Një i moshuar gjendet pa jetë dhe me shenja gjaku në rrugë**

Një burrë i moshuar u gjet pa shenja jete mëngjesin e sotëm në Elbasan, në një rrugë pranë zonës së tregut.

Ngjarja u raportua rreth orës 10:00. Sipas Policisë së Shtetit, trupi i viktimës u zbulua i shtrirë në rrugë dhe me shenja gjaku.

Nga të dhënat paraprake, dyshohet se i moshuari është rrëzuar teksa po ecte me biçikletë.

Policia po vazhdon hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje.