Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZhR) ka njoftuar për transferimin e përkohshëm të Bekim Hoxhës. Sipas njoftimit të publikuar në Facebook, z. Hoxha, i cili aktualisht shërben si Drejtor Ekzekutiv në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), do të ushtrojë detyrën e Drejtorit Ekzekutiv të Agjencisë Pyjore të Kosovës për një periudhë prej një muaji. Ky transferim, sipas Ministrisë, është realizuar në interes institucional, me synim sigurimin e funksionimit të rregullt të Agjencisë Pyjore të Kosovës. Vendimi është marrë nga Ministri në detyrë i MBPZhR-së, Armend Muja, thuhet në njoftim.
