Malisheva triumfon thellë ndaj Feronikelit ‘74
Malisheva ka regjistruar fitoren e dytë në Superligën e Kosovës, duke triumfuar thellë 3-0 ndaj Feronikelit ‘74.
Skuadra e drejtuar nga Thomas Brdaric arriti të fitojë bindshëm ndaj të sapopromovuarve në elitë, Feronikelit ’74, duke dëshmuar formë të mirë.
Në këtë përballje, spikati Kreshnik Uka, autor i dy golave. Golin tjetër e shënoi sulmuesi Laurent Xhylani.
Uka gjeti rrjetën në minutat 11 dhe 56, ndërsa Laurent Xhylani shënoi golin e dytë të takimit në minutën e 24-të.
Pas kësaj fitoreje, Malisheva grumbullon shtatë pikë nga tri ndeshje, me dy fitore dhe një barazim.
Në anën tjetër, Feronikeli ’74 ka pësuar tri humbje në po aq takime, duke mbetur pa pikë në tabelën e klasifikimit.
