Kida ka publikuarnjë moment nga Roma, Itali, duke shtuar edhe më shumë kureshtjen e fansave pak ditë para dasmës së saj.
Këngëtarja, e cila pritet të martohet me Ajbin më 1 shtator në Romë, tashmë ka mbërritur në Itali, ku edhe pritet të zhvillohet ceremonia madhështore, shkruan Indeksonline.
Përmes një Instastory, Kida ka ndarë pamje nga Roma, ndërsa postimi i saj ka bërë që ndjekësit të pyesin nëse tashmë kanë nisur përgatitjet e fundit për ditën e madhe.
Me dasmën që po afrohet, vëmendja ndaj çdo detaji nga Kida është rritur ndjeshëm. Fansat po presin me padurim të shohin më shumë nga ceremonia dhe momentet e veçanta të çiftit./Indeksonline/

