Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) ka ofruar gjithsej 913 shërbime emergjente gjatë fundjavës.

Sipas njoftimit të QKUK-së, Emergjenca Internistike ka trajtuar numrin më të madh të rasteve, me 280 pacientë gjatë kësaj periudhe.

Raporti tregon se edhe departamentet e tjera të Emergjencës kanë pasur një fluks të lartë pacientësh. Në Reanimim janë trajtuar 203 pacientë, ndërsa Emergjenca Ortopedike ka ofruar shërbime për 201 pacientë.

Po ashtu, Emergjenca Kirurgjike ka trajtuar 163 raste, ndërsa në shërbimin e “Sallës së Vogël” janë ofruar kujdes mjekësor për 66 pacientë.