Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe ai i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, pritet të zhvillojnë sot një takim të ri. Ky takim vjen në kuadër të përpjekjeve për të kapërcyer ngërçin politik dhe për të arritur një marrëveshje mbi zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës. Dy liderët kanë mbajtur disa takime gjatë ditëve të fundit, në kërkim të një zgjidhjeje për situatën politike dhe çështjen e kreut të shtetit. Takimi i fundit mes tyre u zhvillua të shtunën, pas të cilit nuk u dhanë shumë detaje lidhur me përmbajtjen e diskutimeve. Takimi i sotëm pritet të nisë pas pak.
