Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka dhënë një kontratë për furnizimin dhe montimin e një ndërprerësi elektrik me kapacitet prej 630 amperësh.

Sipas njoftimit për dhënie të kontratës, procedura është zhvilluar përmes tenderit të hapur, ndërsa në garë kanë marrë pjesë gjithsej tre operatorë ekonomikë, shkruan IndeksOnline.

Kontrata, me numër KEK-26-2258-1-2-1/C3778, i është dhënë kompanisë ELPROJEKT SH.P.K., me bazë në Prishtinë.

Vlera e përgjithshme e kontratës është 10,998.78 euro, ndërsa kontrata pritet të nënshkruhet më 4 shtator 2026.

Procedura në tërësi ka të bëjë me furnizimin me ndërprerës të tensionit 0.4 dhe 6 kV, e ndarë në katër lote, me vlerë të parashikuar prej 40 mijë eurosh.

Sipas dokumentit, kriteri për dhënien e kontratës ka qenë çmimi më i ulët./IndeksOnline/