Skuadra e Chelseat është në kërkim të një mesfushori pas largimit të Enzo Fernandezit drejt Manchester Cityt.

Mbrëmë ishin shumë pranë, Lamine Camara – por Monaco e refuzoi ofertën në momentet e fundit të merkatos, shkruan Indeksonline

Sipas gazetarit, Santi Aouna, Blutë e Londrës tashmë janë duke kërkuar një mesfushor në listën e “Free Agent”.

Në këtë listë bëjnë pjesë shumë lojtarë, duke përfshi edhe ish-mesfushorin e Liverpoolit, Georginio Wijnaldum.

Gigi është lojtar i lirë dhe mund të nënshkruaj me Chelsean gjatë këtyre ditëve./Indeksonline/