**Arrestohet i dyshuari që kërcënoi kryeministrin Kurti, kërcënime edhe ndaj policëve gjatë arrestimit**
Një person është arrestuar dje në Prishtinë, nën dyshimin se ka kërcënuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.
Aksioni policor për identifikimin dhe lokalizimin e të dyshuarit u zhvillua në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale.
I dyshuari e kishte shprehur kërcënimin përmes rrjeteve sociale.
Sipas njoftimit të policisë, i dyshuari kishte kërcënuar edhe zyrtarët policorë para se të arrestohej.
Pas arrestimit, i dyshuari u intervistua dhe, me vendim të prokurorit, u dërgua në mbajtje për 48 orë.
Rasti vazhdon të hetohet nga organet kompetente.
