E vërteta mbi angazhimin e Alba Vukajt në “Big Brother VIP Kosova 5”: Nuk do të jetë prezantuese
Ditët e fundit, në rrjetet sociale qarkulloi spekulimi se Alba Vukaj do t’i bashkohej Alaudin Hamitit në moderimin e edicionit të pestë të “Big Brother VIP Kosova”.
Megjithatë, burime për Indeksonline bëjnë me dije se ky informacion nuk qëndron. Alba Vukaj nuk do të jetë pjesë e formatit si prezantuese dhe emri i saj nuk figuron mes dyshes së moderatorëve që pritet të drejtojë spektaklin.
Vukaj, e njohur për publikun pas pjesëmarrjes në një edicion të kaluar të “Big Brother VIP Kosova”, ka qenë sërish në qendër të vëmendjes kohët e fundit, çka mendohet të ketë nxitur edhe aludimet për një rikthim të saj në format, por këtë herë në rolin e prezantueses.
Ndërkohë, pas konfirmimit se Jonida Vokshi nuk do të jetë më pjesë e edicionit të pestë, produksioni ende nuk ka bërë publik zyrtarisht emrin e personit që do t’i bashkohet Alaudin Hamitit në drejtimin e spektaklit.
Kështu, konfirmohet se Alba Vukaj nuk do të jetë prezantuese e “Big Brother VIP Kosova 5”, pavarësisht zërave të qarkulluar. Zbulimi i emrit të bashkëprezantuesit të Alaudin Hamitit pritet të bëhet nga produksioni në ditët në vijim.
